Botërori 2022 | Argjentina me mungesa ndaj Kroacisë

Acuna e Montiel plotësojnë numrin e kartonëve, Tagliafico rreshtohet në mbrojtje

Për herë të pestë në histori, Argjentina do të luajë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Albicelestët do tentojnë që të kualifikohen në finalen e madhe të 18 Dhjetorit, por fillimisht i duhet të bëj hesapet me Kroacinë. Një pengesë jo shumë e lehtë për Messin me shokë, pasi ballkanasit shkojnë nën petkun e nënkampiones së Botës.

Për më tepër edhe historia nuk flet në favorin e tyre. Kroacia fitoi në 2018 ndeshjen e fazës së grupeve kundër Argjentinës, me trajnerin Lionel Scaloni që 90 minutëshin ndaj ballkanasve do ta luajë jo vetëm për t’u hakmarrë për atë disfatë, por edhe për të arritur finalen e dytë të Kupës së Botës në tetë vite.

Tekniku po përballet edhe me disa problematika në organikë. Evolucioni fizik i De Paul dhe Di Maria duhet të vëzhgohet deri në momentet e fundit, teksa dy mungesa të konfirmuara janë Acuna dhe Montiel për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Dyshja do të jenë jashtë skuadrës për duelin me kroatët, megjithatë do të jenë në dispozicion te Skalonit nëse Argjentina siguron finalen e madhe.

Mungesa që sigurisht do sjellin disa ndryshime në formacionin argjentinas, pasi vendin e Acuna në të majtë të mbrojtjes do ta zë Tagliafico.

Ndërkaq, pjesa tjetër do të formohet nga futbollistë si Martinez në portë, Molina, Romero e Otamendi në mbrojtje, De Paul, Enzo Fernandez, MacAllister në mesin e fushës dhe Messi, Julian Alvarez dhe Di Maria në repartin e avancuar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share