Borrell dhe Varhelyi, më 16 Mars në Tiranë

Në 16 mars pritet të vijë në Tiranë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se zyrtarët e BE do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit) dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share