Borreli konfirmon takimin me Vuçiqin dhe Kurtin më 27 shkurt në Bruksel

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, njëkohësisht zëvendës president i Komisionit Europian, Josep Borrell ka arritur t’i bindë liderin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pêr njê takim të nivelit të lartê në Bruksel. Burimet zyrtare të Bashkimit Europian konfirmojnë, se në 27 shkurt, Josep Borrel do të mbajë një takim të nivelit të lartë në kuadrin e dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel.

Në një komunikatë për media, informohet, se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre për këtë takim. Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojnë takime të veçanta me dy liderët, të vijuara nga një takim i përbashkët. Në këto takime do të diskutohet për propozimin e fundit të Bashkimit Europian lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share