”Banjska” shkakton debate në këshillin e sigurimit të OKB-së

OSMANI: SERBI KËRKON LUFTË, BËRNABIQ: S`KEMI GISHT!

Kosova dhe Serbia u perballen serish me akuza te ndersjellta ne nje seance te posacme te keshillit te sigurimit  ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Presidentja Osmani e konsideroi akt terrorist sulmin ne Banjske. Ajo theksoi se Serbia do ta shohë Kosovën si Krimenë dhe po mundohet te shndërrohet nga agresore ne viktime.

Ne duam paqe dhe Serbia e dëshmoi më 24 shtator se do luftë. Por, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë kjo. Burimi kryesor i financimit, armatosjes dhe trajnimit të grupit të armatosur në Banjskë është Republika e Serbisë”. Jemi të përkushtuar që të bëjmë më shumë për serbët në Kosovë. Por, ne nuk do t’i japim Serbisë instrumente përmes së cilave ata mund të shkatërrojnë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë të tentojnë të shkatërrojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. …. Ata duan gjithashtu të shtrembërojnë të gjithë të vërtetën që u shpalos para syve të botës. U përpoqën të ndërronin vendin e agresorit me atë të viktimës së agresionit. Por faktet janë të pakundërshtueshme dhe provat tregojnë të kundërtën. Këto grupe terroriste janë financuar, trajnuar, armatosur dhe strehuar nga një burim, Republika e Serbisë“ – tha Vjosa Osmani.

Kryeministrja serbe Ana Bernabiç mohoi përfshirjen e Beogradit ne sulmin ne Zveçan dhe per kete tha se mund te ofrohen fakte.

”Beogradi ose strukturat e sigurisë nuk kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dëshmi te komuniteti ndërkombëtar për të vërtetuar këtë. Ngjarjet në Banjskë janë pasojë logjike e terrorit që Prishtina ka zbatuar ndaj serbëve ne veri. Asociacioni është një element i pashmangshëm për zbatimin e çdo marrëveshjeje tjetër” – tha Ana Brnabiq.

Keto zhvillime në Këshilin e Siguritmit të OKB-së pasuan diskutimin e ministrave te jashtem Europiane ne Luksemburg. Shefi i diplomacise europiane Josep Borrell ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së një takimi të liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave, në Bruksel. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share