Borë e madhe në Bosnje, bllokohen njerëzit!

Bosnja dhe Hercegovina po përballet me rreshje të mëdha të borës dhe kjo po iu vështirëson jetën qytetarëve.

Ekipet e shpëtimit në të gjithë Bosnjë-Hercegovinën kanë pasur shumë operacione shpëtimi për shkak të borës që ka rënë gjatë 24 orëve të fundit.

Stacioni GSS Bihaq publikoi sot një përmbledhje të operacionit të shpëtimit në zonën Lipa-Vrtoça, i cili përfundoi me sukses rreth orës 14:00.

Gjithsej janë evakuuar 48 automjete dhe rreth 100 persona, me çka ky operacion i përbashkët dëshmoi se sa i rëndësishëm është koordinimi dhe solidariteti në situata emergjente, shkruan ava.ba.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit Qendror të Bosnjës njoftuan se është e mundur lëvizja e këmbësorëve, por ende nuk është e mundur të ëvizin automjetet.

Ndryshe, autoritetet kanë deklaruar se edhe gjatë ditës së nesërme do të vazhdohet puna për pastrimin e borës si dhe të shpërndarjes së ndihmave për qytetarët e bllokuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share