“Boom” rezervimesh në hotelet në Londër para funeralit të Mbretëreshës

Rritja e madhe e kërkesës ka bërë që çmimet të rriten ndërsa restorantet dhe baret synojnë të rrisin të ardhurat

Çmimet e hoteleve në Londër dhe biletat e fluturimit po rriten pasi qindra mijëra njerëz po dynden drejt Britanisë përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth që do të jetë të hënën.

Që nga shpallja e vdekjes së saj, çmimi mesatar për një hotel në Londër u rrit në 384 Dollarë për natë nga 244 Dollarë që ishte më herët. Rritja e kërkesës për t’u akomoduar në hotelet londineze vjen ndërsa anëtarët e publikut vizitojnë kryeqytetin për të bërë nderimet e tyre, me autoritetet që përgatiten për një pjesëmarrje të madhe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qindra mijëra njerëz pritet të kalojnë pranë arkivolit të saj deri në ditën e funeralit të saj. Po ashtu edhe hotelet të klasit të parë kryesisht ato me pesë yje kanë rritur çmimet ku për një natë qëndrimi njerëzit duhet të paguajnë mbi 1200 Paund .

Sipas asaj që raporton Reuters çmimet për shkak të kërkesës së lartë do të dyfishohen në pesë ditët e ardhshme pasi sistemi i hoteleve të qytetit ka bërë të ditur se kapaciteti deri më tani është 95%.

Më shumë se 60% e udhëtarëve janë vizitorë të huaj. Mbi 78 hotele në Londër kanë parë një rritje shumë të madhe të rezervimeve një gjë që nuk ishte parë as në periudhën para pandemisë. Rritja e udhëtimeve ndërsa kufizimet pandemike u lehtësuan kanë rritur tarifat e hoteleve në nivele rekord këtë verë, sipas të dhënave nga firma analitike STR. Britanikët gjithashtu shpenzuan shumë për festimet për të përkujtuar Jubileun Platinum të Elizabeth gjatë një fundjave katër-ditore në qershor.

Edhe pse Paundi ka rënë për shkak të krizës ai po tërheq gjithashtu njerëz nga jashtë dhe fluksi mund të sjellë të ardhura të mira për restorantet, baret dhe muzetë që ende janë nën ethet e pandemisë dhe inflacionit në rritje.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share