Bonucci largohet nga Juventus

“Union Berlin” do të paguajë gjysmën e rrogës

Leonardo Bonucci përshëndetet me Juventusin dhe drejtohet për në Gjermani. Mbrojtësi do të bashkohet me ‘Union Berlin’. Futbollisti nuk ishte më pjesë e projektit të klubit torinez dhe në javët e fundit situata u tensionua. Avokati i tij madje kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë ndaj Juves nëse nuk lehtësonin largimin e tij.

Tashmë duket se drejtuesit e klubit i kanë pranuar kushtet e Bonuccit. Pas negociatave me Genoan dhe Lazio-n , qendërmbrojtësi ka vendosur të pranojë ofertën e klubit gjerman, i cili do të luajë në grupet e Champions League.

Marrëveshja mes Juves dhe ‘Union Berlin’ parashikon që klubi i Bundesligës do të paguajë një pjesë të pagës së lojtarit.

Në sezonin e tij të fundit tek Juventus, Bonucci luajti 26 ndeshje në total, duke shënuar dy gola. Ai kaloi 12 vite në Torino ku fitoi tetë tituj kampion, pesë herë Superkupën dhe katër trofe të Kupës së Italisë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share