“Bombat” në Shkup: Policia liron aktivistin e ndaluar

BASTISET SHTËPIA E TIJ, MERREN GJËSENDE PËR ESKPERTIZË

Policia, pas dhjetë orë marrje në pyetje, ka liruar personin e ndaluar që dyshohej për kërcënimet me bomba nëpër shkollat e mesme të Shkupit. Sipas MPB-së, nga shtëpia e tij janë marrë gjësende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Pas bisedës zyrtare, në koordinim me Prokurorinë Publike, është kryer bastisje në shtëpinë e N.N, i cili dje ishte ndaluar për shkak të dyshimit për lidhje me këcënimet për bomba të vendosura në shkollat e mesme të Shkupit”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bëhet fjalë për një aktivist që punon në platformën konzervativ.mk. Nga kjo platformë kanë thënë se ai është ndaluar me të padrejtë.

“Paaftësia e MPB-së dhe autoriteteve rezultoi me arrestimin e personave të pafajshëm. Me përgjegjësi themi se se anëtari ynë Nikola s`ka asnjë lidhje me këto ngjarje”, thonë nga Konzervativ.mk.

Në përshkrimin e punës së platformës konzervativ.mk, thuhet se bëhet fjalë për lëvizje ku angazhime primare janë demokracia, tregu I lirë, ambienti I pastër jetësor si dhe konzervatizmi si ideologji dhe liberalizmi klasik si orientime djathtiste.

Në profilin e Facebookut të kësaj platforme, mes tjerash, mund të vërehen edhe publikime të para disa muajve ku bëhet thirrje që Qeveria ta hedh poshtë propozimin francez por edhe mbështetje për protestën e 5 Korrikut të VMRO-DPMNE-së.

Gjatë së mërkurtës pati denoncime të rrejshme në nëntë shkolla, kurse gjatë javës së kaluar dhjetëra denoncime të rrejshme ishin dërguar në adresat elektronike  të shkollave të mesme të Shkupit. Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, deklaroi se nga hetimet është konstatuar se kërcënimet kishin ardhur nga jashtë vendit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share