“Bombat”: Alarme në 39 shkolla të Shkupit

VMRO-DPMNE: KATËR MUAJ DËSHMITARË TË PAFUQISHËM DHE VIKTIMA TË FRIKËS

Sot në shënjestër të alarmeve për “bomba” ishin 39 shkolla të Shkupit – 21 të mesme dhe 18 fillore. Si zakonisht shkollat janë evakuar kurse ekipet anti-terroriste të MPB-së kanë bërë kontrollet e duhura dhe thonë se punojnë për zbardhjen e rasteve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, duke I bërë thirrje Ministrisë për Arsim që në afat sa më të shkurtër të ndërmiren aktivitete për përgatitjen e planit zyrtar që do të parashikonin masa funksionale gjatë rasteve të alarmeve të rreme nëpër shkolla. Sipas tyre, ndërprerja e mësimit krahas impaktit negative psikologjik, social dhe arsimor, ndikon edhe në jetën e familjeve të nxënësve, ku secili prind nuk mund të largohet nga vendi I punës që ta dërgojë fëmiun në shtëpi.

“Kërkojmë nga institucionet kompetente të ndalin sjelljen injoruese dhe në vend që të jenë bashkëpjesëmarrës në krijimin e kaosit, pasigurisë dhe mosbesimit në sistem, menjëherë të përgatisin planin e zbatueshëm me të cilin, cdo fëmijë do të mbrohet, kurse prindërit janë të përjashtuar nga kjo situatë e pakëndshme” – deklaroi Bojan Hristovski, VMRO-DPMNE.

Javën e kaluar, Ministria e Arsimit, solli masën urgjente që në ditët kur ka kërcënime për “bomba” nëpër shkollat fillore dhe të mesme, në vend që të ketë ndërprerje të plotës të mësimit, nxënësit mësimin ta ndjekin online.

Nxënësit, sipas rekomandimeve të MASH-it, kanë afat një orë që të mbërrijnë në shtëpitë e tyre dhe të kyçen në mësimin online. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share