Boks: Mbahet edicioni i 10-të “Nata e Kampionëve”

NË RING DO TË ZHVILLOHEN 15 LUFTA TË BOKSIT PROFESIONAL

Në organizim të “Box club Shkëndija No Limit” që drejtohet nga me Halim Abazin dhe No Limit Boxing nga Leverkuzeni me Bekim Hoxhaj, të shtunën me  fillim në ora 18:00 mbahet edicioni i 10-të dhe spektakli i madh kulturo-sportiv “Nata e Kampionëve”. Në prag të këtij spektakli organizatori sot mbajti press konferencë duke shpalosur detaje  nga  ky spektakël.

Organizatori i këtij spektakli Halim Abazi, para mediumeve paralajmëroj se kësaj radhe para publikut tetovar do të paraqiten emra të njohur të boksit botërorë dhe ato shqiptar si Senad Gashi, Lulzim Ismailin dhe Elif Nur Turhan.

“Turniri Nata e Kampionëve është turniri i dhjetë që organizojmë. Gjithsejtë  do të ketë 15 lufta njëra më e bukur se tjetra. Marrin pjesë boksierët më të mire t♪7 Shqipërisë që e kanë përfaqësuar  vendin në  garat ndërkombëtare, boksiera nga  Kosova  dhe  boksierët tetovar si Lulzim Ismaili, Ali Azemi, Benjamin Imeri”, tha Halim Abazi, organizator.

Në mesin e 30 boksierëve të pranishëm janë edhe Senad  Gashi, Lulzim Ismaili dhe boksier ja nga  Turqia Elif Nur Turhan

Tetovën e kam si shtëpinë e dytë. Me thënë të vërtetën e kam më afër se Shqipërinë. Gjithmonë vij me shumë respekt dhe kënaqem me bosku këtu”, tha Senad Gashi, boksier.

 “Nesër do të jetë  ndeshja ime 10-të profesionale, ku shpresojmë në fitore. Do të jetë në vendlindjen time. Do japi maksimumin. Kundërshtari është nga Argjentina  dhe është në listën botërore i 178 , është 500 vende para meje por shpresojmë që të korrim fitore”, tha Lulzim Ismaili, boksier.

“Është lufta ime katërt profesionale, për kjo do të jetë lufta e dytë profesionale e imja në Maqedoni në versionin WBF, dhe shpresoj të luftoj për titullin kampione bote. Nesër shpresoj të fitoj me përkrahjen e publikut të këtushëm”, tha Elif Nur Turhan, boksiere.

Spektakli i boksit “Nata e Kampionëve” do të mbahet në sheshin “Iliria” në qytetin e Tetovës ku krahas sportistëve  të ftuar janë edhe emra të njohur nga jeta  shoqërore, sportive e kulturore. Manifestimi fillon në ora 18:00./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share