Boki 13 me akuza për torturë dhe falsifikime

“JETA NË RREZIK, TË NDËRPRITET VUAJTJA E DËNIMIT”

Bojan Jovanovski, i njohur në opinion si Boki 13, i cili vuan dënimin me burg në “Idrizovë”, përmes një komunikate me shkrim ka reaguar, sic thotë, se ndaj tij po ushtrohet “torturë që nuk mbahet mend nga ana e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit.

Bojan Jovanovski I dënuar me 9 vite burg për rastin “Zhvatja” përmes një letre, sic njofton KlanM, shfaq dyshime për falsifikimin e vendimit si përgjigje të ankesës së tij për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekipi juridik i Jovanovskit, përmes komunikatës, ka bërë publike edhe dokumentacionin mjekësor, me të cilin, sic thuhet, dëshmohet se në burgun e “Idrizovës”, është kthyer në situatë para kancerit dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ndaj meje po ushtrohet një torturë që nuk mbahet mend nga ana e Gjykatës Themelore Penale – Shkup, ku kam dërguar kërkesën për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit me burg për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore që cënon jetën time. Në vend të vendimit të ligjshëm të bazuar në dëshmi, mora vendimin gjyqësor për të cilin kam dyshime të bazuara se është i falsifikuar me urdhër të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Gjykatës Themelore Penale, Ivan Xholev” – thuhet në komunikatë.

Boki 13, sic percjell KlanM, gjithashtu thotë se për këtë, me kërkesa të veçanta dhe procedura të inicuara, janë të njoftuar udhëheqësi i PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, Ambasadorja e SHBA-ve, Këshilli Gjyqësor, Gjykata Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut në Strazburg dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe të vendit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share