Bojarovski për Klan Debat: Dëbimi më i madh i të rinjëve ka qenë në kohën e regjimit të VMRO-DPMNE-së

Gazetari Bojarovski në emisionin Klan Debat tha se emigracioni është problemi më i madh i vendit, por sipas tij në periudhën 2008-2016 janë larguar 600 mijë qytetarë.

“Njerëzit u larguan nga vendi. Trendi ka filluar në kohën e regjimit të Nikolla Gruevskit, në vitet e fundit ka pasur 800 milionë euro investime, është një rekord që nuk mbahet mend. Ndihma sociale është trefishuar. Janë bërë reforma serioze. Në këto 4 vite jemi përballur me tri kriza të mëdha, ekonomike, energjetike dhe Covidin, kjo as nuk duhet nënvlerësuar e as nuk duhet harruar”, thekson Bojarovski. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share