Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Turqi, theksoi nevojën për lirimin e pengjeve izraelite, zgjerimin e ndihmës humanitare dhe reduktimin e viktimave civile.
Kjo u bë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Blinkeni theksoi gjithashtu nevojën për të punuar për paqen rajonale që garanton sigurinë e Izraelit dhe krijimin e një shteti palestinez.