Blinken kërkon ndërprerjen e mbështetjes kineze për industrinë e mbrojtjes ruse

Gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të martën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu shqetësimin mbi mbështetjen e Kinës për industrinë e mbrojtjes ruse, duke theksuar se kjo po zgjat konfliktin në Ukrainë dhe se duhet të ndalet.

Deklaratat e Blinkenit theksuan nevojën për të adresuar mekanizmat e mbështetjes që i mundësojnë Rusisë të vazhdojë operacionet ushtarake. Stoltenberg u shpreh në të njëjtën linjë, duke iu referuar komenteve të tij më 17 qershor, ku ai kritikoi marrëdhëniet e vazhdueshme normale tregtare të Kinës me shtetet europiane ndërkohë që po forcon atë që ai e përshkroi si “konfliktin më të madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.”

Stoltenberg bëri thirrje për pasoja ndaj Kinës nëse ajo do të vazhdojë të mbështes Rusinë në konfliktin e vazhdueshëm. Veçanërisht, Kina ka hezituar të imponoj sanksione ndaj Rusisë qysh nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur invazionin një “operacion special ushtarak” me qëllim çmilitarizimin e Ukrainës. Si përgjigje, vendet perendimore kanë synuar ekonominë ruse me sanksione të rrepta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share