Video: Para dhe pas tërmetit vdekjeprurës

Pamjet satelitore tregojnë Kahramanmaras, Islahiye dhe Nurdagi në Turqi, para dhe pas tërmetit të së hënës.

Shkalla e shkatërrimit po bëhet gjithnjë e më e dukshme, ndërsa numri i të vdekurve që deri më tani e ka kaluar shifrën e 9 500 personave, po vjen gjithnjë e në rritje. Siç shkruan Reuters, një zyrtar i OKB tha se me mijëra fëmijë mund të kenë humbur jetën nga lëkundjet e së hënës, në Turqi e Siri.

Zyrtarët e ndihmës janë të shqetësuar në veçanti për situatën në Siri, vend që ishte edhe para tërmetit në krizë humanitare, pas gati 12 vitesh lufte civile.

Autoritetet turke thonë se rreth 13.5 milionë njerëz janë prekur, në një zonë të shtrirë në gati 450 kilometra, nga Adana në perëndim deri në Diyarbakir, në lindje dhe 300 kilometra nga Malatya në veri te Hatay në jug.

Ndërkohë, autoritetet siriane kanë raportuar për viktima deri në jug, në Hama, që ndodhet rreth 250 kilometra nga epiqendra./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share