Blinken: Dërgesat e F-16 në Turqi janë çështje me interes kombëtar për SHBA-në

Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken deklaroi sot se për administratën amerikane është çështje me “interes kombëtar dhe siguri” që ta furnizojë Turqinë me aeroplanë të rinj F-16 dhe të sigurojë modernizim të aeroplanëve ushtarakë që i ka ai shtet. Blinken këtë e deklaroi në konferencën për media në Ankara pas bisedës së sotme me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlud Çavushogllu.

Diplomati më i lartë amerikan tha se administrata e presidentit, Xho Bajden vazhdon ta mbështesë dërgesën e F-16 në Turqi.

“Siç thotë edhe presidenti Bajden, gjithnjë ka qenë e rëndësishme për ne aftësia e Turqisë dhe NATO-s për operacione të përbashkëta”, theksoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne qëndrojmë krah për krah në luftën kundër sfidave të përbashkëta të sigurisë”, tha sekretari amerikan i shtetit, duke e përshëndetur rolin e Turqisë në mbështetjen e Ukrainës.

Në tetor të vitit 2021, Ankaraja kërkoi 40 aeroplanë luftarakë F-16 dhe gati 80 komplete për përmirësim në vlerë prej rreth 6 miliardë dollarë. Megjithatë, dërgesat e armës amerikane për Turqinë u bënë mjet i debatit në SHBA, pasi Ankaraja u pajis me sisteme raketore ruse S-400.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share