Qytetarët e qytetit të Shkupit të jenë të qetë, faturat e BEG-ut për energjinë termike janë anuluar dhe do të marrin faturat e reja të korrigjuara për muajin gusht, deklaroi pasdite kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE), Marko Bislimoski.
“Ata të cilët tashmë i paguar tashmë faturat më të larta të gushtit, shuma do të ulet përkatësisht për shumën më të paguar në faturat e ardhshme. Ndërsa gjatë këtij muaji pjesa tjetër do të marrë fatura të reja të korrigjuara për muajin gusht”, tha Bislimoski.
BEG-u në fund të gushtit u dërgoi fatura për ngrohje shkupjanëve të cilat ishin më të larta për rreth 40 për qind. Arsyeja e vetme e rritjes së faturave të energjisë termike, siç shpjegoi Bislimovski, është se në to nuk është përfshirë subvencionimi i dhënë nga Qeveria për konsumatorët e energjisë termike në Qytetin e Shkupit./MIA