Tetovë: Prindërit dhe nxënësit kërkojnë mësuesen e larguar

KOMUNA E TETOVËS: DERI NË KONSTITUIMIN E KËSHILLIT S`MUND TË HAPEN KONKURSE TË REJA

Para shkollës fillore komunale Kirili dhe Metodi në Tetovë, prindërit së bashku me fëmijët e tyre kërkuan rikthimin e mësueses së tyre, e cili, siç thonë ,nuk kanë qenë të informuar për ndërrimin e saj.

Prindërit thonë se fëmijët e tyre kanë qenë të kënaqur me këtë mësuese dhe se fëmijët janë ata që kërkojnë rikthimin e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne Kërkojmë që të kthehet mësuesja dhe të vazhdojë mësimin sepse fëmijët janë traumatizuar, i kanë mësuesit e rinj, dëshira jonë është që mësuesja të kthehet dhe kërkojmë edhe takim me kryetarin e komunës për ta zgjidhur këtë çështje”.

–         Voten ia japim e punë nuk ka, nuk është e drejtë kjo

–         Edhe fëmijët ishin të kënaqur me këtë mësuese

–         E kërkojmë mësuesen me çdo kusht, fëmijët nuk duan të vijnë në shkollë, i lanë detyrat përgjysmë, kërkojnë mësuen. Në klasën e pestë mësuesjen Arjeta. Nuk kemi asgjë personale me mësuesit e rinj që janë punësuar, por kërkojmë kthimin e mësueses, deklaruan disa nga banorët për tv KlanM.

E Drejtoresha e kësaj shkolle tha se prindërit dhe mësuesit të cilëve u ka skaduar kontrata duhet të kontaktojnë institucionet përkatëse për të zgjidhur këtë çështje.

“Ne të gjithë mësuesit i kemi të prerkryer, nuk janë larguar nga puna por u ka skaduar kontrata, ka institucione të cilat edhe prindet edhe arsimtaret të drejtohen dhe kërkojnë përgjigje”, deklaroi Drejtoresha e SHF Kirili dhe Metodi në Tetovë Sihana Kaba Kasami.

Janë prononcuar edhe nga Komuna e Tetovës.

“Deri në konstituim të Këshillit nuk mund të hapen konkurse për punësime të reja. Në momentin që do të vijnë pëlqimet të finansimeve të vjetra nga Ministria për Arsim dhe Shkencë këto vende punë do të dalin në konkurs dhe ç’dokush ka të drejtën e aplikimit në konkurs”. 

Ndryshe, në Shkollën Fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë u ka skaduar mandati disa mësimdhënësve të cilëve nuk u është vazhduar kontrata. Nga ana tjetër, prinderit thonë se ata nuk do t’i kthejnë fëmijët në shkollë pa u rikthyer mësuesit e tyre./KlanMacedonia/

https://www.youtube.com/watch?v=DBQco-h3Xio

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share