Bislimoski: Në asnjë rast nuk do të ketë rritje të çmimit të ngrohjes për amvisëritë

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) do t’i ndërmarrë të gjitha mekanizmat që të kemi situatë të qëndrueshme me çmimin e energjisë së ngrohjes duke i pasur parasysh çmimet e gazit natyror në bursat në Evropë, porositi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski dhe shtoi se në asnjë rast nuk do të rritet çmimi i ngrohjes për amvisëritë.

“Në asnjë rast nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për ngrohje për amvisëritë, vetëm mund të ketë ulje në varësi të asaj nëse do të ketë subvencione, ose nuk do të ketë. Gjatë korrikut zakonisht ne do ta marrim atë vendim. Mundeshim edhe tani të sjellim vendim populist, kur e ulëm çmimin për joamvisëritë, por vendosëm që t’u ndihmojmë para së gjithash këtyre konsumatorëve të cilët gjatë krizës energjetike asnjëherë nuk ishin subvencionuar”, tha Bislimoski.

Në mundësinë e parë të cilën e kishim në pjesën e energjisë së ngrohjes, shtoi, menjëherë reaguam si KRRE dhe çmimin e të gjitha joamvisërive të cilët janë të kyçur në sistemin e energjisë së ngrohjes në qytetin Shkup për shkak të shpenzimeve dukshëm të ulura për furnizim të gazit natyror e ulëm për 35 për qind, përcjell MIA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në periudhën e ardhshme do ta ndjekim situatën me çmimin e gazit natyror dhe do të shohim si do të reflektojë kjo më tutje. Shqetëson fakti që TE-TO jep diç më pak se ajo që e kemi paraparë ta japë në rrjet, por më tutje si do të kalojë koha do të analizojmë, do të kemi takime me TE-TO dhe me EMV shpërndarje të energjisë së ngrohjes që të shohim se cila ishte arsyeja për këtë”, tha Bislimoski.

Theksoi se tubacioni në urën “Bellasica” i cili ishte dëmtuar në zjarr nuk do të ndikojë në punën e TE-TO.

“Menduam se ka, por tani nuk ka ndikim, por do ta shohim pse TE-TO nga mesi i dhjetorit e diku deri 10 janar nuk ka prodhuar as anergji elektrike, ndërsa me këtë as energji të ngrohjes sepse çmimi i gazit natyror ishte i tillë që çmimi i energjisë elektrike nuk i mbulon shpenzimet për punë”, theksoi Bislimoski dhe theksoi se TE-TO jep energji të ngrohjes kur ia lejojnë kushtet e tregut.

Precizoi se ishte paraparë që TE-TO të japë rreth 60 për qind të energjisë së ngrohjes, ndërsa në sistem ka ofruar nën 50 për qind.

“Nuk mund të kërkojmë nga TE-TO si prodhues i parregulluar as i energjisë elektrike e as i energjisë së ngrohjes të japë diçka që do ta dërgonte në humbje të mëdha. TE-TO jep energji të ngrohjes kur ia lejojnë kushtet e tregut. Ne nuk mundemi deri në fund të kërkojmë nga TE-TO prodho më shumë energji të ngrohjes ndërsa më pak energji elektrike kur qartë është se fitimet më të mëdha TE-TO i bën në tregun e lirë të energjisë elektrike nga shitja e energjisë elektrike”, sqaroi Bislimoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share