Bill Clinton mbërrin në Shqipëri, Rama ndan foton e parë me të

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aeroporti i Rinasit ku e ka mirëpritur. Kryeministri gjithashtu fton qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e mikpritjes që do të zhvillohet te Kryeministria në orën 18:30.

 

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”.

Për këtë ngjarje,  kryeqyteti është zbukuruar me flamurin amerikan në nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share