Biletat për debutimin e Messi-t, një vend në stadium shkon deri në 110 mijë dollarë

Për të qenë prezent në debutimin e Leo Messi-t me Inter Miami në SHBA, mund të duhet një pagesë e lartë, aq sa ajo e argjentinasit. Një biletë në takimin e tij të parë me skuadrën amerikane mund të shkojë deri në 110 mijë dollarë, referuar uebsajtit të rishitjes së biletave “Vivid Seats”.

Ky është një nga çmimet më të shtrenjta të biletave të regjistruara ndonjëherë për një ekip të MLS, raporton CNN. Çmimet për disa vende speciale në stadium u rritën pasi 7 herë fituesi i Topit të Artë nënshkroi zyrtarisht me ekipin e “Major League Soccer”.

Çmimi mesatar për biletën shkon në 487 dollarë dhe disa tifozë do të udhëtojnë rreth 1126 km për të parë sfidë ndaj meksikanëve. Biletat për ndeshjen e Leagues Cup të vitit të kaluar ndërmjet Inter Miami dhe FC Barcelona kushtuan sa gjysma e çmimit.

Çmimi mesatar për debutimin e Messit në MLS më 20 Gusht kundër Charlotte është 288 dollarë, sipas Vivid Seats, duke u rritur gati 900% që nga fillimi i qershorit kur filluan spekulimet se Messi do të vinte në SHBA. Në total, çmimet e biletave për Inter Miami, aktualisht i fundit në renditje në Easern Conference, janë rritur rreth 700%.

Leo Messi është një nga futbollistët më të titulluar dhe që ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share