Liga e Kombeve: Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia katër ekipet më të suksesshme në edicionin e tretë

Shqipëria e 27-ta, Kosova e 39-ta , Maqedonia e Veriut e 42-ta

Më ndeshjet e raundit të gjashtë në të gjitha grupet e UEFA Liga e Kombeve, përfundoi edicioni i tretë i këtij kometicioni që organizohet nga Federata Evropiane e futbollit UEFA. Tani më dihen edhe të gjitha skuadrat që kanë siguruar kualifikim në paly off, por edhe skuadrat që kanë dështuar.

Liga A:, Kualifikim në play off kanë siguruar: Kroacia, Spanja, Italia dhe Holanda

Liga B: Kualifikim në play off kanë siguruar : Skocia, Izraeli, Bosnja e Hercegovina, dhe Serbija.

Liga C: Kualifikim në play off kanë siguruar: Turqia, Greqia, Kazakistani dhe Gjeorgjia.

Liga D: Kualifikim në play off kanë siguruar: Letonia dhe Estonija

Të gjitha vendet fituese në edicionin e radhës ngjiten një rëngë më lartë, ndërsa vendet e fundit zbresin pë një shkallë më ulët

Ç ka të thuhet për pjesëmarrjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Kosovës dhe rezultatet që shënuan në këto gara në grupet e tyre. Suksesi më i madh është se edhe në edicionin e katërt Liga e Kombeve mbeten po në të njejtat grupe

Shqipëria pretendonte se në grup me Izraelin dhe Islandën dhe pa Rusinë e cila shkaku i sanksioneve nga UEFA, u përjashtua nga garat pritej të jetë favorite, por në fund doli që të jetë e fundit në grup vetëm me dy barazime . Shqipëria renditet e 27 në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve

Maqedonia e Veriut nga gjashtë ndeshje të zhvilluar konsiderohej favorite e grupit, por me rezultate e arrituara në gjashtë ndeshje 2 fitore, 1 barazim dhe humbje u rendit e treta. Maqedonia e Veriut renditet e 42-ta në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve

Kosova që garoi në grupin 2 të Ligës C, së bashku me Greqin, Irlandën Veriore dhe Qipron, me tre fitore është e dyta në grup u pozicionua e dyta. KOsova renditet e 39-ta në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

Në baz të renditjes së UEFA-s në përfundim të edicionit të tretë Liga e Kombeve në Top katërshinë e parë janë fituesit e grupeve në Liga A. Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share