Biden refuzon të takojë Putin

Presidenti amerikan ka deklaruar se një takim me Putin nuk ka gjasa që të ndodhe pëer shkak të përshkallëzimit të luftës

Presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për CNN ka deklaruar se Vladimir Putin është një “aktor racional” i cili i keqvlerësoi perspektivat e tij për të pushtuar Ukrainën. Sipas Biden, Rusia nuk do të përdorte një armë taktike bërthamore si shenjë hakmarrjeje.

“Unë mendoj se ai mendoi se do të pritej me krahë hapur, se kjo ishte shtëpia e “Nënës Rusi” në Kiev por mendoj se ai thjesht e llogariti gabimisht. Nëse e dëgjoni fjalimin që bëri pas vendimit që mori për pushtimin e Ukrainës, ai foli për të gjithë idenë që ai duhej të ishte lider i Rusisë që bashkon të gjithë rusisht-folësit. Mendoj se kjo është joracionale”, ka thënë Biden.

I pyetur nëse ai do të takohej me Putinin në samitin e Grupit 20 që do të mbahet muajin e ardhshëm në Indonezi, Biden tha se më përshkallëzimin e luftës një takim duket ende shumë larg.

“Do të varej konkretisht nga ajo për të cilën ai donte të fliste. Por shikoni, ai ka vepruar brutalisht. Unë mendoj se ai ka kryer krime lufte. Dhe kështu që nuk e bëj, nuk shoh ndonjë arsye për t’u takuar me të tani”, ka thënë Biden.

Komentet e Biden erdhën pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Rusinë për nisjen e një “vale të dytë sulmesh terroriste” pas shpërthimit që përfshiu urën e Kerçi që lidh Krimenë me Rusinë. Zelenskiy tha në një adresë video se 20 nga 28 raketat e lëshuara nga Rusia të martën u rrëzuan, si dhe “shumica” e 15 dronëve luftarakë të vendosur.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, bëri të ditur se SHBA-ja po punon për të përshpejtuar dërgimin e mbrojtjes ajrore Nasams t. Revista gjermane Der Spiegel raportoi se Ukraina kishte marrë në dorëzim sistemin gjerman të mbrojtjes ajrore Iris-T për t’a ndihmuar atë në fushën e betejës. Biden, zyrtarët e tij të lartë dhe liderët e tjerë perëndimorë kanë debatuar se çfarë hapash mund të ndërmarrë Putin, ndërsa trupat e tij pësojnë humbje në fushën e betejës në Ukrainë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share