Biden emëron gruan e parë në krye të marinës ushtarake

Vendim surprizë, por duhet miratimi i Senatit

Marina amerikane pritet të ketë në krye të parën grua në histori. Ajo është 59-vjeçarja Liza Franketi, e cila u emërua në këtë detyrë nga presidenti Joe Biden.

Emërimi i saj duhet të marrë edhe miratimin e Senatit dhe nëse kjo ndodh, Franketi do të jetë gruaja e parë anëtare e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, që ka në përbërje 8 anëtarë.

Franketi ka një karrierë shumë të gjatë në ushtri prej gati 4 dekadash. Që prej 2020-ës ajo është zëvendës shefe operacionale të Marinës, por në të kaluarën ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme si drejtuese për strategjinë, planet dhe politikat e shtabit të përgjithshëm gjatë viteve 2020-2022.

Ka komanduar flotën e 6-të të Shteteve të Bashkuara nga 2018 në 2020 dhe është gruaja e dytë në hierarkinë e gradave të marinës, me 4 yje.

Me këtë vendim, Bajden i surprizoi të gjithë, pasi zyrtarët në Pentagon prisnin emërimin në këtë post të admiralit Samuel Paparo, drejtues i marinës në Paqësor dhe që ka përvojë në përballjen me sfidën në rritje nga Kina.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share