Zelensky: Ukrainasit po luftojnë për secilin metër të Severodonjeckut

RUSIA KA PËRDORUR MUNICIONE TË NDALUARA NË KHARKIV

Forcat ukrainase dhe ato ruse janë duke luftuar ashpër për të fituar kontrollin e Severodonjeckut, qytet në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se mbrojtësit e këtij shteti janë duke luftuar për “secilin metër” të qytetit, ndonëse rusët kanë shkatërruar një urë kyçe, duke pamundësuar ikjen potenciale të civilëve nga zonat e luftës.

“Qëllimi kyç i pushtuesve nuk ka ndryshuar. Ata janë duke rritur presionin në Severodonjeck, atje ka luftime të ashpra – për secilin meter. Ju kujtohet sesi në Rusi, në fillim të muajit maj ata shpresonin të merrnin kontrollin e rajonit lindor të Donbasit?“Është dita e 108-të e luftës, jemi në qershor. Donbasi ende po mbahet”, deklaroi Volodymyr Zelensky- President i Ukrainës

Amnesty International, në një raport thotë se ka gjetur prova që ushtria ruse ka përdorur bomba thërrmuese model 9N210/9N235 si dhe municione shpërthyese, që lëshojnë predha të vogla dhe shpërthejnë në intervale të caktuara.

Përdorimi i këtyre municione është i ndaluar ndërkombëtarisht. Një ekip i BBC në Ukrainë, në disa lagje të Kharkivit, konstatoi shenja të shkaktuara nga këto municione.

Ekspertët thanë se këto foto, ku shihet gjurma e lënë nga shpërthimet, kanë shumë mundësi të jenë shkaktuar pikërisht nga municionet e dyshimta që përmend Amnesty International./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share