Presidenti i Amerikës, Joe Biden bëri shaka teksa u shpreh se 92-vjeçari Rupert Murdoch e bëri atë që të dukej si këngëtari Harry Styles. Me nota humori, ai tha se ishte mik me një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Madison.
Deklaratat, presidenti Biden i bëri në një përballje miqësore që u organizua me gazetarët dhe korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë.
Biden, në moshën 80-vjeçare, ka njoftuar se planifikon të kandidojë për rizgjedhje dhe sulmoi kritikët që mendojnë se ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë./tvklan.al