Taravari para fillimit të Kongresit: Dua ta kem Ali Ahmetin kundërkandidat për president!

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka folur para mediave para fillimit të Kongresit partiak të thirrur prej tij, që zhvillohet në këto momente në Shkup, përcjell tvklan.mk. Taravari tha se nga Kongresi do të kërkojë verifikimin e kandidaturës së tij për President shteti, do të diskutojnë në lidhje me marrëveshjen për koalicion me opozitën si dhe do të bëhen ndryshime statutare, që sipas tij, janë keqpërdorur nga grupi tjetër.

Taravari shtoi se dëshiron që për kundërkandidat për president ta ketë kreun e BI-së, Ali Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I pyetur për Kongresin e thurrur nga Ziadin Sela të dielën, Taravari theksoi se ai nuk është legjitim dhe as legal pasi Kongresin e fton ose Kryetari i partisë ose 2/3 e Kuvendit.

“Ata nuk e kanë as gjysmën e kuvendarëve”, tha Taravari./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share