BESA: Për BDI-në kush kërkon gjuhën shqipe është pro rus, ndërsa për ASH-në heqja e 20% pengon anëtarësimin në BE!

Lëvizja BESA përmes një kumtese ka akuzuar partitë në pushtet BDI-në dhe ASH-në për gjuhën shqipe dhe heqjen e 20%.

”Për BDI kush e kërkon gjuhën shqipe në Kushtetutë është pro Rusisë, e për Aleancën për Shqiptarët heqja e 20% pengon anëtarësimin e vendit në BE.

Ajo pak BDI sa ka mbetur e mbajtur me këmbë qelqi nga ato pak funksionar të ASH-së duket qartë se kanë devijuar nga mbrotja e vlerave kombëtare. Të thuash se BE është kundër gjuhës shqipe është qasja më anti evropiane. Të thuash se të mbrosh gjuhën shqipe je me Rusinë dhe kundër BE-së është ndoshta çmenduria më e madhe e pushtetit që përveç tenderëve dhe interesave personale nuk kanë asnjë vizion tjetër. E nga ana tjetër, të dalësh dhe para gjuhës shqipe të mbrosh interesat e një kombi tjetër dhe atyre që janë faktori kryesor për bllokimin e vendit drejt anëtarësimit në BE është tradhëti e gjuhës dhe vlerave tua kombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por e gjith kjo e zezë e BDI dhe ASH, e ka edhe anën e saj të bardhë. Ana e bardhë është se qytetarët shqiptar tani e kanë të qartë se funksionarët shqiptar në pushtet nuk u intereson asgjë tjetër përveç se interesat e tyre personale dhe pasurimi në kurriz të popullit. Kjo më e qartë për qytetarët u bë pas skandaleve ku dëshmohet qartë se nuk janë vetëm ministrat e BDI-së që po pasurohen çdo ditë në kurriz tën popullit, por edhe i ashtu quajturi Klani i Zajazit duke filluar nga lideri i tyre e deri tek familjarët më të afërt të tij, të cilët përveç pasurive të tjera të patundshme për një past bëhen pronar të Soravisë.

Ndërsa vulën për këtë e vendosi partneri më i madh strategjik i shqiptarëve, SHBA-ja, duke shpallur "non grara" dhe duke vendosur në listën e zezë fuksionsrët e BDI-së. Pas gjithë këtyre skandaleve tani qytetarët e kanë gjithçka të qartë, e këtë e tregojnë anketat të cilat BDI-në dhe ASH-në bashkë e nxjerrin shumë më të dobët se Lëvizja BESA dhe fronti opozitar. Shpejtë do të vijë dita kur qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje anti shqiptare, anti amerikane, anti Evropiane dhe anti qytetare të BDI-ASH-së” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share