Besa Kadriu: Korrupsioni prek të gjitha shoqëritë në botë, por dallimi qëndron tek vullneti politik për ta trajtuar këtë fenomen negativ

Korrupsioni është element sensitiv që prek shoqëritë e të gjitha vendeve në botë, por dallimi është tek vullneti i aktorëve politikë për ta trajtuar këtë fenomen. Kështu vlerësoi në emisionin Klan Debat përfaqësuesja e Lëvizjes Besa, profesorja Besa Kadriu.

“Unë besoj se ndoshta në një të ardhme shumë të afërt bashkë me autoritetet e tjera vendore do të kenë mundësi të kenë një qasje serioze për të nxjerrë në sipërfaqe të gjithë ato njerëz që janë të përfshirë në afera korruptive, të distancohen nga skena politike sepse në këtë mënyrë kjo ngulfatje do të distancohet dhe do t’i jepet mundësi institucioneve që të qeverisen nga autoritete që vërtetë e meritojnë”, deklaroi Kadriu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share