Nis Maratona e Ohrit në not, në garë janë edhe dy notues nga Kosova

Tetë notarë, shtatë në konkurrencë të meshkujve dhe një femër, saktë në ora 10 nga Shën Naumi, u nisën në shtegun 25-kilometërsh “Klime Savin” në përfitimin e Maratonës së Ohrit në not 2022.

Fillimin e shënoi kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, i cili u dëshiroi ujëra të qeta në liqe dhe garë të suksesshme.

Në kategorinë e burrave do të garojnë nikoqirët Aleksandar Ilievski dhe Evgenij Pop Acev, Sindrit Desku dhe Arion Budima nga Kosova, Arne Furlan Shtular nga Sllovenia, Françesko Getini nga Italia dhe Matias Dias Hernandez nga Argjentina. Vajza e vetme në edicionin e sivjetshëm të maratonës është argjentinasja Rita Vanesa Garsia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Garuesit e parë në cak pritet të arrijnë pas orës 15.

Për sigurinë e notarëve, në pajtim me standardet e FINA-s, kujdesen vullnetarë nga Kryqi i Kuq – Ohër.

Patron i maratonës është Komuna e Ohrit, Federata kombëtare në not dhe Agjensia për rini dhe sport.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share