Berlini ndez dritat e Krishtlindjeve

Rreth 140 mijë drita LED u vendosen ne 600 pemë dhe harxhojnë 30% më pak energji

Pas Parisit edhe Berlini ka ndezur dritat e Krishtlindjeve, edhe pse kriza energjetike në Evropë po kërcënon të prishë traditën e festave.

Rruga tregtare më e njohur e Berlinit, Kurfürstendamm vezullon me 140,000 drita LED të vendosura mbi pothuajse 600 pemë.

“Për ne është traditë, ky ndriçim ekziston prej shumë dekadash. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme, veçanërisht në këtë kohë të vështirë krize, që të shkëlqejë përsëri dhe të na japë shpresë,” tha Klaus-Jürgen Meier , kryetar i Lobit gjerman të biznesit.

Dy muaj më përpara qeveria gjermane ofroi një paketë ndihme 200 miliardë Euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Paketa përfshin vendosjen e një çmimi tavan për gazin dhe një plan për të hequr fitimet e papritura të kompanive të energjisë, të cilat janë goditur pak nga rritja e çmimeve.

Në Shtator, Senati i Berlinit miratoi gjithashtu masa të kursimit të energjisë që përfshijnë uljen e temperaturës në ndërtesat qeveritare dhe fikjen e dritave në monumentet kryesore si dhe në reklamat e bizneseve pas orës 22:00.

Dritat LED u zgjodhën për efikasitetin e tyre energjetik dhe është vendosur që të fiken herët, në orën 22:00. Ato harxhojnë 30% më pak energji sesa dritat që janë vendosur gjatë viteve të kaluara.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share