Berisha: Votimi të jetë i detyrueshëm, shmang blerjen e votës

“Me Ramën nuk ka zgjedhje”

Demokratët nuk do të bëjnë asnjë analizë mbi shkaqet e humbjes së zgjedhjeve, pa dokumentuar më parë të gjitha provat për manipulimin e pretenduar nga ta, votës së 14 Majit.

Berisha pranon se duhet një rihapje e partisë dhe rrëzimin e Edi Ramës e sheh të mundur vetëm me protesta e mosbindje civile, vendime të cilat do të merren pas analizës së humbjes.

“Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Lëvizja paqësore, pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile këtu zgjedhje dhe votime nuk ka”.

Pranon se selia blu ka pasur vështirësi financiare çka nuk ka mundësuar një fushatë me emigrantët, që si Berisha ashtu dhe ndjekësit e tij me të cilët bashkëbisedoi këtë të shtunë besojnë se vota e tyre do të sillte ndryshimin.

“Këtë votë Edi Rama nuk e do”.

Berisha mendon se votimi i detyrueshëm do të ishte zgjidhje për të ndaluar blerjen e votave.

“Votimi i detyrueshëm do bëjë të pavlefshëm blerjen e të drejtës së votës”.

Por ndryshimet në kod kërkojnë të bashkojnë votat me shumicën e Berisha është i gatshëm ta bëjë këtë bashkëpunim me Edi Ramën.

Asnjë formë bashkëpunimi me Edi Ramën nuk do pranoja përveç ndryshimit të ligjit elektoral. Gjë që ai s’e pranon”.

Ndjekësit që e shohin bashkimin në koalicion me Ilir Metën si një nga arsyet e humbjes i kundërshton, pasi i njeh Partisë së Lirisë shumë kontribute.

“Partia e Lirisë ka qenë plotësisht luajale”.

Me Bashën e Alibeajn prej dy ditësh ka një zbutje të toneve, por gjithsesi i cilëson të vetëpërjashtuar nga partia ku thotë se mirëpret çdo deputet të rikthehet.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share