Berisha: Sot mbledhje e grupit parlamentar, nesër kandidatët dhe Këshilli Kombëtar i PD

Sot është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës, demokratët janë të vendosur për ta vazhduar revolucionin.

Ai theksoi se pasditen e kësaj të Shtune do të mblidhet grupi parlamentar, ndërsa nesër kandidatët për zgjedhjet lokale si dhe Këshilli Kombëtar i kësaj force politike. Sipas Berishës, do të merren vendime shumë të rëndësishme në vijim.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e kësaj partie. Ky moment është dëshmia flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij, por e vërteta është edhe segmente të mafies ndërkombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale, duke i mbajtur një kufomë politike, një peng politik në krye të saj. Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën. Ai ka origjinë xhelatësh ndaj pluralizmit politik. Është në genin e tij. Përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të përpiqet me të gjitha mënyrat, më flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës, që opozita shqiptare të drejtohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky.

Por këta skenarë që filluan me McGonigal dhe George Soros, me një qëllim të vetëm, çelnikosjen e pushtetit të Edi Ramës, vazhduan me procese, në të cilat Lulzim Basha u fut në thes, dhe tani Edi Rama mendon se pasi dështoi me Bravën, do e ringjallë Bashën me Vulën.

Në procesin gjyqësor të shpalljes palë të atij që nuk është palë, një rol të dorës së parë ka luajtur Yuri Kim, që ka ndërhyrë të gjykatësja me Erion Veliajn. Këto janë të faktuara.

Sot jemi mbledh këtu për të diskutuar mbi situatën e krijuar, sot mbasdite mblidhet grupi parlamentar, nesër kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar i PD, vendimet janë të një rëndësie të jashtzakonshme. Qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm, esktrem armiqësor ndaj ndesh, një mafia që nuk ka asnjë parim, që nuk respekton asnjë ligj”, u shpreh Berisha./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share