Berisha: Refuzimi i rezolutës për genocidin serb në Kosovë, akt makabër antikombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ka folur për refuzimin e mazhorancës ndaj rezolutës për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Ai u shpreh se ky është një akt makabër antikombëtar.

“Çështja e dytë e një rëndësie të jashtëzakonshme është qëndrimi i Ramës ndaj rezolutës së dorëzuar nga ne në parlament për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Refuzimi nga qeveria aktuale, pseudo-mazhoranca aktuale, për të denoncuar genocidin serb në Kosovë është një akt makabër antikombëtar. Është një përdhosje, është një ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave, burrave, të cilët u masakruan në vitet 1998-1999 në suazën e operacionit “Patkoi”, operacion që kishte qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova. Ky akt i Edi Ramës, dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël dhe se jo interesat kombëtare të shqiptarëve, por interesat çnjerëzore, ekspancioniste të Beogradit janë preferenca dhe përparësia e qeverisë së Tiranës”, tha Berisha.

Kreu i PD-së foli edhe për rritjen e çmimeve të naftës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Europë dhe në botë përveçse në çifligun e Edi Ramës që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar Kushtetutën, duke dhunuar ligjet natyrale të tregut për të plaçkitur qytetarët e vet së bashku me klientelën e tij. Të dhënat e politikave që ndoqi Edi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante”, u shpreh Berisha.

Asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde që të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë, shtoi Berisha. Po ashtu a kërkoi ndërprerjen e veprimtarisë së bordeve dhe dorëheqjen e anëtarëve të tyre./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share