Berisha: Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, financat dhe dinjitetin e qytetarëve

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e opozitës më 7 Korrik do të jetë me rëndësi jetike për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit “Shqipëria në rrezik”, Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka abuzuar me liritë, financat dhe dinjitetin e qytetarëve.

“Është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin sheshin, do të mbushin bulevardin në një protestë epike do të thosha unë, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, financat, qenien, dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive, gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës sonë, ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme.

Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azil, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e identitet, njerëz të cilët s’kanë asnjë lidhje por kanë vetëm një fat, mafia qeveritare e vjedhësve i ka vendosur ata për të vjedhur, ndërkohë që qytetarët që po përballen me rritje të papërmbajtshme të çmimeve nuk iu kompensohet një qindarkë e vetme”, tha Sali Berisha. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share