Deklarata e Dodik| Rama: E rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Jam i befasuar që BE nuk ka reaguar

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar që partnerët e Bashkimit Evropian të reagojnë pas deklaratës së presidentit të Republikës Srpska Milorak Dodik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky i fundit pak ditë më parë është shprehur se “brenda këtij shekulli nevojitet një shtet i vetëm i përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi.”

Kreu i qeverisë thekson se kjo deklaratë e rrezikshme nuk mund të kalohet me heshtje, duke shtuar se është i befasuar që nuk ka asnjë reagim deri më tani nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Më duhet ta them,, jam i befasuar nga mos reagimi deri në këtë moment nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, shkruan Rama.

Dodik guxoi me këtë deklaratë vetëm 3 ditë më parë në një intervistë për “Sputnik”. Ai tha se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet të vetëm”, gjë që sipas tij arrihet me masa politike, jo me luftë. Dodik i mëshoi krijimit të Serbisë së Madhe, duke shtuar: Zgjidhja e vetme është Republika Srpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova , natyrisht, dhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i takon.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share