Berisha: Protesta e nesërme po pritet me interes të madh në SHBA dhe BE

Të jashtëzakonshme e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha protestën që pritet të mbahet nesër para Kryeministrisë.

Në konferencë për mediat, Berisha theksoi se interes të madh për këtë protestë ka pasur si në Shqipëri, ashtu dhe në SHBA dhe vendet e Europës.

“Protesta e nesërme ka një impakt të jashtzakonshëm te qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botën. Në gjithë memorien time kjo është protesta që ka zgjuar interesin më të gjallë jo vetëm në Shqipëri ku në rrugica, kafene e restorante nuk flitet për tjetër gjë por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës.

Është një protestë në të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë njëri prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të përdorë si vrasës me pagesë ish-agjentin. Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestë sikundër theksoj se Edi Rama është i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të Shteteve të Bashkuara. Ai është nën hetim të thellë, shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner”-tha Berisha./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share