Berisha: Opozita më e fuqishme se kurrë. Vota e shqiptarëve ka mbrojtjen absolute të opozitës

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në votime teksa ju ka bërë thirrje atyre që nuk kanë votuar që të dalin edhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Kryedemokrati Berisha thotë se opozita po mbron me sukses të plotë votën e qytetarëve shqiptarë teksa shton se opozita sot është më e fuqishme se kurrë më parë.

Sali Berisha: Së pari, jam këtu për të falenderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin. Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët që nga ora shtatë e mëngjesit deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.
Kanë kryer një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.

Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre.

Së fundmi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narko-administrata, narko-shteti, është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë.

Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë votën dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën!/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share