Berisha: Lulzim Basha dhe “Alibasha” pengje të neveritshme, i përkasin turpit të historisë

Nga Kavaja ku edhe prezantoi kandidiatin për Partinë Demokratike, Fisnik Qosen, kryedemokrati Sali Berisha akuzat i hodhi sërish drejt Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të cilët tha se janë “pengje të neveritshme” të Kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se Rama i ka përdorur ata për t’i dhënë një goditje fatale PD-së teksa shtoi se ai dhe “Alibashat dhe bravat” i përkasin turpit të historisë.

Sali Berisha: Lulzim Basha, Alibasha janë pengje të neveritshme të një armiku të demokracisë dhe të qenies dhe shqiptarëve. Rama përdori këto pengje për t’i dhënë sipas tij një goditje fatale PD-së, por ai dhe “bravat dhe Alibashat” i përkasin turpit të historisë. Zgjidhja është për PD-në me demokracinë, me Kavajën, me Shqipërinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i PD-së, Berisha premtoi se sa të jetë PD-ja në pushtet, qëllimi kryesor i saj do të jetë rritja e rrogave dhe pensioneve.

Sali Berisha: Ju garantoj se sa të jetë në pushtet PD-ja, rritja dhe vetëm rritja e rrogave dhe pensioneve do të jetë qëllimi i saj më i parë. Mbështeteni këtë revolucion sepse sot Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tuaj. I ftoj të rinjët të bëhen fytyra e këtij revolucioni, trokisini në çdo derë sepse fjala juaj është lutja më e mirë për ta./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share