Berisha: Këto zgjedhje janë për fatet e Shqipërisë

Zgjedhjet vendore të 14 Majit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i konsideron më shumë se kaq.

Nga Korça ku prezantoi kandidaten për e dalë nga Primaret për këtë bashki, tha se këto janë zgjedhje për fatet e Shqipërisë.

“Këto zgjedhje duhet të ndajnë Shqipërinë nga një regjiim që është i pashembullt në Europë, i cili po largon shqiptarët nga Shqipëria. Ne duhet të qëndrojmë ndaj dhe thirrja ime është mos harroni se nuk janë zgjedhje vetëm lokale, janë zgjedhje për fatet e Shqipërisë. U punua shumë, u ndërtuan HEC-et e Devollit, të Fanit, sot HEC-et private prodhojnë 58% të prodhimit të energjisë që prodhohet në Shqipëri.

Digat ja u shesin sekserëve të vetë me çmime qesharake. Kanë krijuar kompanitë seksere të blerjes së energjisë. I zbrazin digat, dhe këta blerës këtë energji që e blejnë me 30 Euro e shesin në bursë me 180, me 200, 250 Euro dhe të gjithë fitimin e ndajnë me qeveritarët. Digat tona boshatisen, bizneset i katërfishohet çmimi i energjisë. Në një kohë kur viti 2021, 2022 kanë qenë vitet me të mbara, Shqipëria ka prodhuar çdo vit 9 teravat energji elektrike, 2 terravat më shumë se çfarë konsumon. A duhet ne të ecim në këtë mënyrë? U bëj thirrje gjithë qytetarëve këto zgjedhje janë për fatin tonë, këto zgjedhje janë që të shndërrojmë pasuritë tona në mirësi”, tha ndër të tjera Sali Berisha. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share