Berisha: 14 Maji është datë e madhe, duhet të hedhim këtë monizëm

“Gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale”

Nga Klosi ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 14 Maj të përmbysin atë që ai e quan monizëm.

Berisha tha se qytetarët nuk mund të pranojnë të vazhdojnë të vidhen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“A mundet të vazhdojnë të na vjedhin në këtë mënyrë ne, të na poshtërojnë në këtë mënyrë ne, të na varfërojnë në këtë mënyrë ne? Kurrën e kurrës. Ndaj dhe këto zgjedhje kërkojnë që ne të bashkohemi. E thatë shumë bukur. Demokratë, socialistë, të pa parti të mos votojmë këta hajdutë. Po votuam këta kemi shkelmuar mbi veten tonë, mbi ata që po largohen çdo ditë nga Shqipëria. Nuk votohen hajdutët. Hajdutëve u tregohet vendi, s’kanë parime, s’kanë ideale, s’kanë atdhe, s’kanë flamur. Kanë vetëm interesa hajdutësh. 14 Maji është datë e madhe. Duhet të përballemi të hedhim mënjanë këtë monizëm, duhet të rivendosim pluralizmin”.

Kryedemokrati e konsideron gabim bojkotimin e zgjedhjeve të fundit vendore nga Partia Demokratike.

“Gabuam, gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale.Por s’gabojmë më kurrë. Kemi vendosur një nen në statut, PD s’bojkoton kurrë më zgjedhjet”, u shpreh Sali Berisha. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share