Berin Muhamed, lider i ri i UNSHM-së

Mandat dyvjeçar për të çuar synimet drejt realizimit

Votimet filluan …

Kandidatë për Kryetar të ri të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, siç njofton KlanM, ishin, Iva Trpeska, nxënëse në gjimnazin “Mirko Mileski” në Kërçovë dhe Berin Muhamed, nxënës i vitit të dytë në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas përfundimit të votimeve, Kryetari i deritanishëm Luka Paviçeviq shpalli rezultatet.

“Kishim dy kandidatë Iva Trpeski dhe Berin Muhamed dhe kryetari i ri i sindikatës së shkollave të mesme është zgjedhur Berin Muhamed i cili fitoi 54% të votave ndërsa kundër kandidatja Iva Trpeski mori 46% të votave, të dy kandidatët janë aktivist me përvojë të sindikatës sepse në periudhën e kaluar të dy ishin anëtarë të bordit ekzekutiv“, tha Luka Paviçeviq, ish kryetar i Sindikatës së Gjimnazistëve.

Muhamedi, siç njofton KlanM, ka mandat dyvjeçar në krye të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Ai ka ftuar kundërkandidaten e tij që të jetë nënkryetare e Unionit, kurse Iva Trpeska ka deklaruar se zgjedhjet kanë kaluar në frymën demokratike.

Para Muhamedit janë sfida të shumta për të çuar përpara synimet dhe planprogramet e UNSHM-së drejt avancimit të arsimit.

“Përveç që do të shtyj aktivizimin të zhvillohet edhe më shumë në çdo shkollë të mesme të RMV-së, unë po ashtu e kam edhe problemin e librave ku disa libra na mungojnë, disa janë të vjetra dhe na duhen të rinj, prandaj mendoj së është një ide shumë e mirë nëse i përdorim edhe librat e letrës por ata libra të cilat i kemi të vjetra t’i kemi edhe online dhe t’i përdorim“, tha kryetari i ri i Sindikatës së Gjimnazistëve, Berin Muhamed.

UNSHM-ja vazhdon të mbetet unike sipas të gjitha linjave – thanë drejtuesit e dikurshëm dhe aktual të unionit. Pavarësisht se vetëm një pjesë e programit është realizuar, sic njofton KlanM, ata shprehen krenarë se UNSHM-ja është imponuar si forca e vetme aktive në shoqërinë tonë, që çmon dhe ka vënë arsimin si segmentin më të rëndësishëm në shoqëri. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share