VMRO-DPMNE: Ndërpresim komunikimin zyrtar me Qeverinë – s`ka takime të nivelit dypalësh!

VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të takohen më me qeverinë në baza dypalëshe – ka deklaruar Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Siç percjell KlanM, deklaratën e Mickoskit, vendimi është miratuar njëzëri nga Komiteti Ekzekutiv i partisë.

“Nuk kemi komunikim me qeverinë, këtë javë patëm seancë të Komitetit Ekzekutiv dhe miratuam njëzëri vendimin se si VMRO-DPMNE ndërpresim të gjitha komunikimet zyrtare në nivel dypalësh me përfaqësuesit e Qeverisë”, ka thënë Mickoski./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share