Nga dita e sotme Berat IMeri është trajner përgjegjës I KF Voska Sport nga Ohëri, anëtare në Ligën e dytë unike. Lajmin e ka bërë publike klubi n fejsbuk, ku pos tjerash thuhet: “Kemi kënaqësinë të ju informojmë se prej sot edhe zyrtarisht postin e rajnerit te skuadra e F.C Voska Sport do ta ushtrojë një ndër trajnerët më me perspektivë në vendin tonë, Berat Imeri .
Me Imerin kemi arritur marrëveshje një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, me shprese se me të në krye do vazhdojmë punën tonë aty ku e lamë, pra realizimin e ëndërrës, e që është Liga e Parë”..
Njoftimin e klubit gjithashtu thuhet se trajneri I ri Berat Imeri në bashkëpunim me Drejtorin tonë Sportiv,, Artan Borova ditëve në vijim do vendosin edhe për përforcimet e reja, por edhe për rinovimin e kontratave me disa futbollisti dhe largimin e disa të tjerëve.
Berat Imeri si futbollist ka luajtur në ekipin Shkëndija, Shkumbini dhe DRita e Bogovinës, ndërsa postin e trajnerit e ka ushtruar te KF Shkëndija, Korabi dhe ja tani edhe te Voska Sport. /KlanMacedonia/