Beogradi vajton terroristët e vrarë, shpallet ditë zie nesër në Serbi

Nesër është shpallur ditë zie në Serbi.
Kjo për shkak të ngjarjeve të së dieles në Banjskë të veriut të Republikës së Kosovës ku mbetën të vrarë të paktën katër terroristë serbë që kishin sulmuar Policinë e Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.

Ndërkohë, sot kanë dalë para gjykatës edhe personat që janë arrestuar në aksionin e policisë kundër terroristëve serbë që sulmuan dhe vranë pjesëtarin e policisë, Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale ndaj tyre ka kërkuar paraburgim. /Lajmi.net/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share