Bekteshi siguron se do të ketë energji elektrike gjatë dimrit

SHTETI DO TË NDIHMOJË KATEKORITË SOCIALE

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat siguroi qytetrët se nuk do të ketë restiksione të energjisë elektrike gjatë periudhës së dimrit. Sipas tij, pavarsishtë se do të përballemi me një dimër të vështirë, energji elektrike do të ketë.

Qytetarët do të kenë rrymë edhe atë gjatë tërë sezonit. Do të kemi dimër të vështirë, si çdo vend tjetër ashtu edhe Maqedonia e Veriut por nuk duhet të brengosen qytetarët sepse ne ju sigurojmë se nuk do të ketë probelem me rrymën dhe rrymë do të ketë” – tha Bekteshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bekeshi njoftoi se qeveria është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që mos të ketë rritje të energjisë elektrike në periudhën e ardhshme, dhe se për këtë çështje janë në bisedime me EVN dhe MEPSON. Ai bëri të ditur se shteti do tju ndihmojë katekorive më të prekura dhe rastëve sociale.

”Kazinot, bankat, kompani të koncesioneve, sigurimeve nuk do të subvencionohen, ndërkohë do të subvencionohen rastëstet sociale dhe disa kompanive”

Bekteshi njoftoi se janë duke vazhduar negociatat me Serbinë për këmbimin e gazit me rrymën, nga ana tjetër edhe me Bullgarinë, për të cilën Bekteshi njoftoi se rrymë nga Bullgaria do të blihet vetëm nëse cmimi është deri në 200 euro për një megavat orë. Përndryshe, vendi në kushte normale importon 30% të rrymës elektrike për të kënaqur tregun. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share