Bekteshi: Sa keni harxhuar aq do të paguani faturat e energjisë elektrike, e keni detyrim

Ministri i Ekonomisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike.

Bekteshi thotë se çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar.

“Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në transmetimin e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike. Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut”.

“Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin ⁹problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësojnë punën e ekipeve të EVN Maqedoni”, thotë Bekteshi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share