Bekteshi për VOA: Zgjedhjet e ardhshme – BDI forcë e dytë politke në vend?!

SË SHPEJTI NDËRTIMI I INTERKONJEKTUESIT PËR GAZ NATYROR RMV-GREQI

Në zgjedhjet e ardhshme, BDI-ja do të jetë lidere në bllokun politik shqiptar, kurse konform analizave të fundit mund të bëhet edhe partia e dytë politike në nivel të vendit – thotë në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, I cili është edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë, sic percjell KlanM, duke mohuar ndikimin e mospajtimve brendapartiake në rejtingun e BDI-së.

“Kemi shembuj të këtilla që nga formimi në vitin 2002. Kjo ndodh në të gjitha partitë politike. Kryesorja janë misioni, program, idea, vizioni I BDI-së të shkrihet në programe dhe projekte qeveritare për të mirën e qytetarëve, për këtë shkak rritet mbështetja për BDI-në dhe kështu me siguri do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare” – deklaroi Kreshnik Bekteshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Para një viti Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e interkonjektuesit për gaz natyror – projekt që duhet të ndërtohet. Ministri Bekteshi, në intervistën për “Zërin e Amerikës” tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat duke llogaritur edhe procedurën për mbikqyrje të projektit, kurse së shpejti do të publikohet tenderi për ndërtimin.

Ministri Bekteshi në këtë intervistë tha se cmimet e bukës, vezëve, orizit, qumështit dhe të gjithë atyre që hyjnë në kategorinë e produkteve themelore të ushqimit nuk janë pjesë e reformës tatimore. Përkundrazi, tha se deri në fund të vitit inbflacioni për këto prodhime do të jetë më i ulët se 5%. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share