Bekteshi paralajmëron uljen e çmimeve të disa llojeve të frutave dhe perimeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar ngrirjen e çmimeve të disa llojeve të furtave e perimeve, përcjell KlanM. Sipas tij, vendimi do të merret nesër, ndërsa lista është përcaktuar pas analizave të bëra.

“Nesër përcaktohen çmimet më të larta për domate, tranguj, qepë, lulelakër, speca, fasule, thjerrëz, banane, portokall, mandarina, limon! Ftoj qytetarët që të kontribuojnë edhe në pjesën e plotësimit të listës së produkteve si dhe çmimeve me të cilat ata mendojnë se duhet të ngrihen në pjesën e pemëve dhe perimeve apo produkteve të tjera”, ka shkruar Bekteshi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share