Bekteshi në Mbledhjen Ministrore të Komunitetit të Energjetikës: Po përballemi me sukses me sfidat që po sjell kriza energjetike

Sektori energjetik në Maqedoninë e Veriut po përballet me një periudhë vërtet të vështirë si pasojë e të gjitha krizave që prekën jo vetëm vendin tonë, por edhe mbarë botën. Përveç kësaj, ne si vend vazhdojmë t’i përqendrojmë politikat tona në lidhje me energjinë në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, si dhe në pavarësinë energjetike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Planin Nacional për Energjinë dhe Klimën, kurse me miratimin e këtyre dokumenteve, vendi ka vendosur vizionin dhe synimet e veta në të pesë dimensionet e Bashkimit Evropian, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi në mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të Energjetikës që u mbajt sot Baden,  Vjenë.

Ministri Bekteshi informoi se Ministria e Ekonomisë deri më tani ka përgatitur legjislacionin kyç në fushën e energjetikës, i cili është miratuar në periudhën 2018-2020, që përfshin masa reformuese për përmbushjen e synimeve të strategjisë së energjisë në përputhje pakon e  tretë të Direktivave për energjinë elektrike dhe gazin natyror.

“Për një pjesë të politikave reformuese, në një periudhë shumë të shkurtër kohore kemi arritur zbatimin praktik, pra janë nënshkruar Marrëveshjet për të drejtën e përdorimit të premive nga termocentralet fotovoltaike me një kapacitet total të instaluar afërsisht 160 MË. Ne jemi duke ndjekur vazhdimisht procesin reformues dhe në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin e Komunitetit të Energjetikës po bëjmë përpjekje të konsiderueshme deri në fund të këtij viti për të përgatitur legjislacionin e harmonizuar me të ashtuquajturin Paketa e gjelbër e Direktivave për BRE dhe EE dhe Rregulloren e Menaxhimit të Energjisë, me qëllim krijimin e një klime të favorshme dhe një bazë ligjore të përshtatshme për zbatimin e objektivave të Planit Nacional të Energjisë dhe Klimës deri në vitin 2030, të cilin Qeveria e miratoi më 31.05.2022, si dokument strategjik operativ”, tha ministri Bekteshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Ministri theksoi se në të gjithë këtë proces integrues, Maqedonia e Veriut bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur parakushtet tona si vend kandidat dhe shtet nënshkrues i Marrëveshjes për Komunitetin e Energjetikës dhe ne gjithashtu marrim pjesë në mënyrë proaktive në programimin e IPA-së.

Në fushën e furnizimit dhe depozitimit të gazit, që aktualisht është një nga sfidat më të mëdha në të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës, ministri Bekteshi informoi se Maqedonia e Veriut është përfshirë në Platformën e re Rajonale të Bashkimit Evropian për prokurimin e gazit, përmes së cilës do të zgjidhen nevojay rajonale për gazin dhe energjinë elektrike, infrastrukturën, çmimet, por edhe reduktimin e varësisë nga burimet ruse të energjisë.

Me Planin e Veprimit të BE-së, Platformën Rajonale Jug, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria planifikojnë ta fillojnë procesin e nënshkrimit të marrëveshjes së interkonjeksionit për të mundësuar aksesin dhe rrjedhën e palëve të treta nga burimet alternative drejt Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh faktin se kapaciteti i transportit nga pala bullgare është dhënë plotësisht me qira nga Gazprom rus deri në vitin 2030.

“Sekretariati i Komunitetit të Energjetikës shprehu gatishmërinë që të ndihmojë teknikisht në hartimin e marrëveshjes për interkoneksion për të mundësuar qasjen dhe rrjedhën e palëve të treta nga burimet alternative në Maqedoni”, theksoi Bekteshi.

Komisioni Evropian dhe rregullatori bullgar po planifikojnë masa në përputhje me rregulloret e BE-së për lirimin e kapaciteteve të Gazpromit rus në territorin bullgar për vendet anëtare dhe palët kontraktuese të KE-së për dimrin e ardhshëm.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share